Saturday, July 27, 2024

Ekskluzive/ Ardit Krymi, kuqeblu! Tashmë gjithçka është e kryer, Vllaznia siguron rikthimin e bujshëm të mesfushorit

Lexo

Pas një sezoni larg Vllaznisë, Ardit Krymi rikthehet në shtëpi. Oversport mëson se lojtari shkodran tashmë ka arritur marrëveshje totale me klubin dhe ka firmosur kontratën e tij që do të rikthejë në Shkodrër. Palët kanë mbyllur dokumentacionet ditën e sotme dhe mungon tashmë vetëm zyrtarizimi.

Krymi i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Shakhter Soligorsk rikthehet në “Abissnet Superiore”. Ai do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Memelli për të nisur përgatitjet për garat e Europës.

Megjithatë, Krymi rrezikon që të mungojë në sfidën e parë në Conference League në transfertën e Linfield. Arsyeja nuk lidhet me një dëmtim të lojtarit, por për çështje dokumentacioni. /oversport.tv

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img