Saturday, July 27, 2024

EKSKLUZIVE/ “Përmbysja me Dinamon ishte reflektimi për situatën”, Gruda: Tiranës do t’ia rrëmbejmë vendin e tretë

Lexo

Një nga gjysmësulmuesit e Vllaznisë i ardhur këtë sezon te Vllaznia, shkodrani Igli Gruda është shprehur tejet i kënaqur me atë për golin e shënuar, por më tepër me fitoren e arritur nga ekipi i tij.

Kuqeblutë e nisën keq ndeshjen ndaj Dinamos, por që arritën që ta kthenin rezultatin në favorin e tyre. Autori i golit të dytë të Vllaznisë, Ildi Gruda, ose speed-i i sulmit shkodran për gazetën “Panorama Sport”, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij.

I kënaqur me golin e shënuar?

Sigurisht që më vjen mirë që “shkova” te golli, por më shumë jam i kënaqur për fitoren, e për më tepër që shënujam të tre sulmuesit. Ishte një figtore e merituar dhe që pavarësisht dse u ndëshkuam në fiullim të takimit, arritëm q ëtë bënim më të mirën. Arritëm që të kthejmë qënë pjesën e parë takimin. E rëndësishme është fitorja, por më e rëndësishme është vazhdimësia..

Vllaznia, pavarësisht se fiton, ka shfaqur oshilacione.

Nuk kanë qënë paraqitjet e duhura, por siç thashë kjo fitore na jep shpresë dhe motivim më tepër për të mbyllur mirë edhe dy ndeshjet e ardhshme.

Kjo Vllazni duket se ka ndryshuar?

Sigurisht që jemi munduar që të reflektojmë dhe e bëmë një gjë të tillë pas asaj humbje me Egnatian. Ne gjetëm mundësinë dhe treguam forcën që kemi mundësi për të reflektuar..

Por, përsëri shfaqen defekte në prapavijë.

Arritëm që të shënomim, edhe pse ishim ndëshkuar. Ne luajmë si në sulm  dhe në mbrojtje si skuadër. Duhet të mundohemi që të riparojmë ato gabime. Edhe mbrojtja ishte në nivelin e duhur pavarësisht gabimit të fillimit.

Si e shihni Vllaznin për mbijetesë apo për në katërshen e parë?

Nuk e kemi nisur mirë këtë sezon. Kemi pasur problemet tona, por kjo skuadër e ka treguar se e ka forcën e duhur për të arritur më të mirën. Asnjëherë nuk do të diskutojmë për mbijetesë.

Java e ardhshme me Tiranën?

Vijmë pas kësaj fitoreje dhe mendoj se situata është e mirë. Menjëherë filluam që të mendonim për këtë takim. Kjo ndeshje mund të jetë për vendin e tretë direkt dhe për këtë ka edhe më shumë vlerë për të dyja ekipet. Një sfidë e vështirë, por jo e pamundur për t’u kaluar me sukses.

Osli Avdiaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img