Wednesday, May 15, 2024

Liga e Kampioneve-Luhen takimet e fundit të katër grupeve. Bajerni nuk fal, eliminohet Mançesteri, barazim “i hidhur” për Interin

Lexo

Janë luajtur të martën takimet e fundit të grupeve A, B, C dhe D të Ligës së Kampioneve, të cilat kanë përcaktuar edhe dy biletat e fundit për në turin e 16-shes, si dhe skuadrat që vijojnë më tej në Ligën e Evropës. Në takimet e grupit B, të luajtura më herët të martën, Arsenali është ndarë me një barazim 1-1 me PSV-në e Eind’hovenit, një rezultat që nuk ndryshon asgjë në renditje.

Të dy skuadrat e kishin siguruar kalimin më tej, prandaj trajnerët në këtë përballje u dhanë minuta më shumë futbollistëve që nuk janë pjesë e formacioneve bazë. Arsenali kualifikohet si kryesues i Grupit B me 13 pikë, kurse PSV-ja shkon në turin e 16-shes nga vendi i dytë, me 9 pikë. Lensi, që e mbyll aventurën në Ligën e Kampionëve me 8 pikë në vendin e tretë, pas fitores 2-1 në sekondat e fundit në shtëpi ndaj Seviljes dhe do ta vazhdojë aventurën e saj kontinentale në Ligën e Evropës. Sevilja është eliminuar, pasi përfundoi e fundit me vetëm dy pikë.

Ndërkaq, më vonë janë luajtur edhe 6 takimet e 3 grupeve të tjera, aty ku luftohej për një vend në turin e 16-shes vetëm në grupin A dhe C, ndërsa grupi D i kishte dhënë më herët të gjitha verdiktet. Në grupin A, FC Kopenhaga ka mundur minimalisht Gallatasarajin në Danimarkë, duke u kualifikuar për në turin e 16-shes së bashku me Bajernin e Mynihut, që mundi Mançester Junajtid 1-0 në “Olld Traford”, duke i eliminuar kështu anglezët nga Evropa, teksa janë turqit që shkojnë në veprimtarinë e dytë kontinentale.

Ndërkaq, në grupin A, Napoli nuk gaboi në shtëpi, duke mundur Benfikën 2-0 dhe duke iu bashkuar në turin tjetër Realit të Madridit, që mundin 3-2 në Gjermani Unionin e Berlinit dhe janë portugezët që shkojnë në Ligën e Evropës.

Në Grupin D, barazimi “i hidhur” për Interin.  Skuadra e Simone Inzaghit nuk shkoi përtej barazimit 0-0 me Real Sociedad dhe e mbylli grupin në vendin e dytë pas spanjollëve. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Benfica ka arritur të marrë një fitore 3-1 në fushën e Salzburg duke siguruar vendin e tretë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img