Thursday, October 24, 2024

Ekskluzive: Qatip Osmani trajner i KF Vllaznia të Shkodrës-Nga Shaban Sinani-Tetovë

Lexo

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptar në futbollin e Maqedonisë së Veriut, Qatip Osmani, nga dita e sotme edhe zyrtarisht është emëruar si trajner përgjegjës në klubin e futbollit Vllaznia të Shkodrës në superligën shqiptare.

Në një deklaratë ekskluzive  për Klan Maqedoni, Qatip Osmani, tha “ Përfundimisht  kemi rënë dakord me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia të Shkodrës që të jem  trajner përgjegjës.  Me  punë me ekipin e Vllaznisë do të nis  që nga  dita e hënë. Me drejtuesit e klubit kemi firmosur kontratë një vjeçare”.

Qatip Osmani  deri tani në tre raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës me të cilën skuadër ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Super Kupë, ndërsa në garat ndërkombëtar ka luajtur  në play-off, për kualifikim në fazën e grupeve në Evropa Liga.  Qatip Osmani  pesë vite  ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte  trajner I FC Shkupi dhe KF Drita  të Bogovinës.

Shaban Sinani-Tetovë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img