Wednesday, May 15, 2024

Një kujtim i bukur i futbollistëve të KF Murlani, i viziton Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj

Lexo

Futbollistët e ekipeve të moshave zinxhir të KF Murlani kanë pasur një kujtim shumë të bukur, kur ditën e djehme në praninë e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli,  janë takuar me Presidentin e Republikës, zotin Bajram Begaj. Emocionet e këtij takimi i përcjell faqja zyrtare e KF Murlani në postimin e mëposhtëm:

“Futbollistët e Murlanit takojnë dhe inkurajohen nga Presidenti i Republikes Z. Bajram Begaj . Në prani të Kryetarit të Bashkisë Z Kristian Shkreli , Drejtorit të Rinisë dhe Sporteve Devis Peci .

Fuqizimi dhe mbështetja e të rinjve është një nga prioritetet e Bashkisë Vau Dejës , sot e në vitet e ardhshme, duke e konsideruar rininë si gjeneratën e ardhshme, pra një nga shtyllat e zhvillimit .

Pesë vite më parë ishte Inisiativa e vllezërve Bledi e Përparim Raboshta , të themelonin klubin e parë të Futbollit Murlani për djem e vajza . Sot në kampusin sportiv stërviten më shumë se 130 fëmijë e të rritur që aspirojnë kategorinë e parë .

Me mbështetjen e Bashkisë , pushtetit lokal e qëndror bashkë për ti dhënë Qytetit skuadrën e zemrës , me standartet e duhura

#Murrlanizemrajonë

#BashkiaVauDejës””

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img