Friday, May 3, 2024

Ekspozita “Paolo Rossi” vjen në Tiranë, Rama: Ndriçoi Shqipërinë!

Lexo

Nën tingujt e muzikës së Antonelo Venditit me këngën e tij të njohur “Giulio Cesare”, në ambientet e Kryeministrisë, u paraqit një përmbledhje emocionuese e sulmuesit të njohur italian Paolo Rosi.

Në ceremoninë e organizuar nën kujdesin e kryeministrit Rama në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, në fokus ishte legjenda e futbollit italian, i cili inspiroi me breza të tërë lojtarësh dhe tifozësh në vendin e tonë.

Në takimin e sotëm legjenda e futbollit botëror Arrigo Saki dhe fondacioni “Paolo Rossi” lajmëruan ekspozitën e rrallë të 26 janarit në Tiranë. Bëhet fjalë për  koleksionin e djaloshit të artë të futbollit italian, që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet 70-80

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi domethënien që kishte për sportdashësit shqiptar një figurë si ajo e Paolo Rosit. “Flasim për një perudhë të errët të hisotorisë së Shqipërisë, por Rosi me lojën e tij i dha pak dritë. Rosi na ka lënë mbresa në atë Botëror madje kur fituan titullin mbaj mend se një grup të rinjsh dolën në rrugë me flamurin italian. Për atë kohë një gjest i tillë ishte thuajse një herezi. Ne e morëm vesh ditë më pas se ata u ndaluan dhe dolën përpara drejtësisë”.

Gjithashtu i pranishëm ishte edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Buçi, i cili u shpreh i entuziasmuar për këtë nismë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img