Tuesday, May 14, 2024

Futboll Femra “Abissnet Superiore”-Të dielën, Vllaznia-Apolonia kryesfida e javës së tetë

Lexo

Java e tetë e Kampionatit Kombëtar të futbollit femra “Abissnet Superiore“, e cila rikthehet pas shkëputjes disa ditore për shkak të angazhimit të futbollisteve me ekipin Kombëtare A në Ligën e Kombeve për femra, do të luhet në dy ditë.

Ndeshjet do të luhen këtë fundjavë, të shtunën dhe të dielën ku sfida hapëse është ajo në mes Tiranës dhe Kinostudios. Ballafaqimi në fjalë i konsideruar si derbi tiranas,  luhet më datë 9 dhjetor, ndërkohë që çiftet e tjera luhen të gjitha të dielën.

Dueli më interesant i kësaj jave është pikërisht Vllaznia – Apolonia, ndeshje e cila është planifikuar të luhet në orën 13:00 dhe që premton spektakël në fushë. Fieraket kanë bërë vetëm një hap fals këtë sezon në disfatën ndaj vajzave të Tiranës, ndërsa kampionet në fuqi të kampionatit kryesojnë renditjen dhe në Shkodër do të kërkojnë të fitojnë sërish.

Po ditën e dielëndo të luhen ndeshjet e tjera të javës, duke nisur me dy takime të programuara në orën 12:00. Në “Arenën e Demave” Partizani do të presë ekipin e Laçit në një duel mjaft interesant. Vajzat e kuqe do të kërkojnë fitoren për t’u afruar me kreun e renditjes, ndërsa laçianet do të synojnë të marrin një rezultat pozitiv në kryeqytet.

Në Korçë, vajzat e Skënderbeut do të luajnë kundër vajzave të Teutës. Korçaret ende nuk kanë marrë një rezultat pozitiv pasi ndodhen në vendin e fundit me 0 pikë dhe kjo javë mund të jetë një mundësi e mirë duke parë edhe pozitën e Teutës në renditje me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Gramshi do të presë në shtëpi ekipin e Lushnjes që ende nuk ka grumbulluar asnjë pikë këtë sezon. Ndërsa Gramshi numëron vetëm gjashtë pikë dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja në shtëpi. Ndërsa ballafaqimi Gramshi – Lushnja, luhet po të dielën në orën 13:00.

Java e tetë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza:

09.12.2023 Tirana – Kinostudio,  ora 13:00

10.12.2023 Partizani – Laçi, ora 12:00

10.12.2023 Skënderbeu – Teuta, ora 12:00

10.12.2023 Gramshi – Lushnja, ora 13:00

10.12.2023 Vllaznia – Apolonia, ora 13:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img