Sunday, September 8, 2024

(Video) Elbasan -Basketboll Nga Fatmir Popja – Presidenti i Federatës Shqiptare të Baskebollit z.Avni Ponari e cilëson zhvillimin e Kampionatit Europian të Basketbollit për ekipet e U-18 në Elbasan si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të historisë së këtij sporti në vendin tonë

Lexo

Në datat 23-28 korrik, në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, do të zhvillohet Kampionati Europian i Basketbollit për moshën U-18, aktiviteti i parë ndërkombëtar i kësaj përmase në këtë arenë sportive.

Bashkia Elbasan, nën kujdesin e veçantë të kreut të bashkisë, z. Gledian Llatja, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë zhvillimit këtij aktiviteti ndërkombëtar.Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Drejtori i Sportit në Bashkinë Elbasan, z. Artin Kovaci, dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari, dhanë detajet për organizimin e këtij aktiviteti. Z. Ponari theksoi angazhimin e veçantë që Bashkia e Elbasanit dhe Klubi Shumësportësh kanë patur për garantimin e kushteve optimale gjatë këtij aktiviteti.

“Me eksperiencën tonë, organizonim një aktivitet në vit, por kësaj here Federatës Shqiptare të Basketbollit iu besuan dy aktivitete, U-16 në Tiranë dhe U-18 në Elbasan. Urojmë që ky aktivitet të zhvillohet ashtu si duhet. Pjesëmarrja e tetë ekipeve nga vende të ndryshme të Evropës është e rëndësishme, sepse ato janë kombëtaret e ardhshme. Ne presim shumë nga kombëtarja jonë sepse ka një përvojë në pjesëmarrjen e aktiviteteve të shumta, ndaj urojmë që të kemi rezultat pozitiv,” tha Ponari.

Ky aktivitet zhvillohet bazuar në eksperiencën dhe përvojën e viteve të kaluara. Pas një eksperiencë 6-vjeçare, është fituar besimi dhe janë krijuar ekipet zinxhir. Federata Shqiptare e Basketbollit ka arritur të përfaqësohet në të gjitha kompeticionet, ndaj pritshmëritë janë të mëdha. Programet që ka aplikuar federata gjatë kësaj kohe kanë bërë që të jenë të integruar dhe të kenë prurje nga basketbolli.

Një meritë e veçantë i takon edhe shoqatave sportive të cilat janë pjesë e federatës për europianizimin e këtyre aktiviteteve.”Në mbledhjen e fundit vendosëm që çdo ekip të jetë i lirë dhe të zgjedhë si të dojë në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në nivelin dhe mundësitë që ka secila shoqatë sportive.

Kjo mënyrë i nxit lojtarët vendas të arrijnë nivele të larta për të mos marrë lojtarë nga jashtë. Gjithashtu, do të krijojmë një kampionat të veçantë me U-20 për femra dhe meshkuj, e cila do të jetë liga më e fortë në rast se do të kapim numrin e nevojshëm për zhvillimin e aktiviteteve.Ndaj i nxisim të gjitha shoqatat sportive që ta rrisin rolin e skuadrave për të arritur nivelin e duhur”, shtoi Ponari.

Ai e cilësoi një ngjarje të shënuar kampionatin që do të zhvillohet në Elbasan, pasi sot mbërrin edhe sekretari i përgjithshëm i FIBA Europës, i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes dhe në ndeshjen e parë Shqipëri – Luksemburg. Elbasani merr ngjyra më të forta si pritës i një aktiviteti kaq të rëndësishëm ndërkombëtar.

Drejtori i Sporteve në Bashkinë Elbasan, z. Artin Kovaci, theksoi angazhimin maksimal që është ndërmarrë për zhvillimin e këtij aktiviteti. “Ne jemi gjithmonë gati për aktivitete të kësaj natyre sepse eksperienca nuk na mungon, dhe ne jemi si shumë qytete të tjera si edhe Tirana. Sipas të gjitha kritereve që kërkon FIBA, Federata Shqiptare e Basketbollit i ka plotësuar, ndaj edhe ky kampionat do të shkojë në parametra maksimal si në organizim por edhe në cilësi sportive. Ndaj dëshira jonë është që ekipi shqiptar të jetë fitimtar i këtij kampionati.”Kovaci, duke iu referuar kushteve të Pallatit të Sportit, i cili është ndër më të mirët në vend, kërkoi që aktivitete të tilla ndërkombëtare të zhvillohen edhe në të ardhmen.

(Video) Prononcimin e plotë në video të Presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, mund ta ndiqni në kamalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img