Për trajnerin e bardhebluve, Orges Shehi, eleminimi i Tiranës erdhi nga një skuadër e njohur në arenën ndërkombëtare, por gjithësesi, sipas tij, Tirana bëri një paraqitje të mirë, dhe se pësimi i dy golave sonte në “Air Albania” erdhi me dy gjysëm rastesh të miqve. Ja çfarë tha Shehi në prononcimin e dhënë për Sup[er Sport, menjerë pas ndeshjes.
“Nuk ishte ngërç në aspektin psikologjik pasi po përballeshim të barabartë më kundërshtarët sepse ishim agresivë edhe pse ata kishin cilësi. Në këtë ndeshje kemi vendosur të luajmë miks, disa lojtarë ishin një kundër një. Kemi humbur pozicion dhe kundërshtarin në një top të dytë i cili është shumë i rrezikshëm.”
“Me dy gjysma rastesh i morëm golat sot, kjo është meritë e kundërshtarit pasi gjërat e vështira i bën të lehta. Jam krenar për performancën e çunave.”
“Na vjen keq për Selmanin sepse do na mungojë për njëfarë kohe. Kemi bërë dy zëvëndësime të deëtyrueshme. Përveç ndeshjes na vjen keq dhe për dëmtimet pasi nuk e dimë sa kohë na duhet t’i rikuperojmë.”
“Kemi organikë më të plotë se vjet. Ndeshjet e dyta jemi munduar ti interpretojmë më mirë. E kam thënë edhe ndeshje të tjera, po të na shohësh në ndeshjet e Europës, lojtarët e stolit kanë qenë deçiziv. Në ndeshje të tilla ka module të ndryshme loje dhe çdokush mund ta nisë nga stoli.”
– “Unë mendoj se duhet të fokusohemi tek vetja jonë. Do të jetë një garë e vështirë. Partizani është gjithmonë rivalja jonë, por dhe Egnatia dhe Dinamo. Edhe skuadrat e tjera të traditës, sepse do të jetë një kampionat i vështirë.”
“Me këtë formulë do të shohim sepse është për herë të parë. Duhet të jemi gjithmonë siç na ka hije. Por duhet të shohim dhe në fund fare. Dëmtimet dhe penalizimet mund të na e hedhin sezonin poshtë.”