Saturday, July 27, 2024

Tirana eleminohet nga Conference League. Pas humbjes në Stamboll 3-1, bardheblutë munden edhe në Tiranë 0-2 nga turqit e Beshkitashit që kalojnë në turin e tretë

Lexo

Tirana-Besiktash 0-2 (Shenues: Amartei 57’, Abubakar 75’)

Tirana(3-5-2):Selmani(Lika 32),Najdovski,Lulaj,Hoxhallari,Haxhiu,Deliu(Hila 45+2),Jonuzi(Abazaj 68),Lushkja(Qefalija 68),Pergjoni,Hasani,Kaina Trajner:Orges Shehi

Besiktas(4-3-3):Gunok,Masuaku,Collei,Uisal(Amartei 46),Rosier,Fernandes,Hadziametoviç(Tiknaz 89),Uçan(Onana 81),Muleka(Kilicsoi 81),Abubakar,Bulut(Meras 81) Trajner:Senjol Gynesh

Arbitra:Stuart Atuell,Kostantin Hatzidakis,Neil Dejvis,Xhon Bruks(Angli) Delegat:Miroslav Riszka(Poloni) Vezhgues:Markus Strombergson(Suedi)

Tirana u mposht 0-2 perballe Besiktasit ne “Air Albania”, sfide ku moren pjese me shume se 10 mije tifoze. Skuadra nga Stambolli fitoi edhe sfiden e dyte dhe kaloi ne raundin e trete te Conference League me rezultatin e pergjithshem 5-1.

Golat u realizuan ne pjesen e dyte nga Amartei ne minuten e 57-te dhe Abubakar ne te 75-te teksa skuadra nga Stambolli e mbylli takimin me dhjete lojtare pas daljes me te kuq te Masuaku ne mesin e fraksionit te dyte.

Djemte e Orges Shehit iu afruan golit ne disa raste por Hasani Kaina Deliu dhe Abazaj nuk konkretizuan rastet e krijuara. Besiktasi do te sfidoje ne turin e trete azeret e Neftchi Baku. Tirana kerkoj me teper te shtyje perpara por Besiktash tregoj se eshte ekipi i cili duhen shume djerse e mund per ta thyer. Mbyllet mes emocioneve ndeshja Tirana-Besiktas 0-2.

Tirana e mbyll ketu rrugetimin ne Kupat e Europes, qe per klubin bardheblu, largimi eshte ballelarte dhe krenare per ato  ne fushen e lojes. Nje gje te tille, ato e shprehen edhe ne postimin zyrtar menjehere pas ndeshjes ne rrjetet sociale, ku shkruajne: “Mbyllet sot rrugëtimi i këtij viti në UECL. Një rrugëtim ku bardheblutë luftuan dhe zhvilluan një lojë fantastike pavarësisht se në shifrat e rezultateve fati nuk ishte me ne. Falenderojë tifozerinë për përkrahjen e padiskutueshme. Ballëlartë dhe krenarë ulim siparin e këtij sezoni për të ngritur së shpejti siparin e sezonit të ri. Endrra vazhdon!”

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img