Sunday, December 22, 2024

Eleminimi nga Kupa e Afrikës, Federata e Ganës shkarkon trajnerin Chris Hughton së bashku me stafin e tij

Lexo

Gana është eliminuar zyrtarisht nga Kupa e Afrikës, pasi arriti të grumbullojë vetëm 2 pikë në tre ndeshjet e Grupit B (ku bënin pjesë edhe Kepi i Gjelbër, Egjipti dhe Mozambiku), pasi zuri vendin e tretë në grup dhe nuk ka mundësi që të vazhdojë rrugëtimin në kompeticion si një nga skuadrat e treta më të mira.

Ky ishte një rezultat që nuk është pëlqyer nga drejtuesit e federatës dhe i kushtoi pankinën trajnerit të kombëtares ganeze Chris Hughton.

“Federata e Futbollit të Ganës njofton se Chris Hughton është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit kombëtar. Këshilli Ekzekutiv vendosi edhe shkarkimin e pjesëtarëve të tjerë të stafit teknik. Federata e Futbollit të Ganës do të njoftojë në ditët në vijim se kush do të jetë trajneri i ri i kombëtares”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Federatës të Ganës.

Trajneri Hughton gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadrat e  Nottingham Forest, Brighton, Norëich, Birmingham City dhe Neëcastle.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img