Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli për MCN TV, pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës.
Devolli deklaroi se është i lumtur për ekipin, ndërsa tha se skuadra kishte kohë që vuante për rezultate.
Jam shumë i lumtur me çunat. Kishin kohë që vuanin rezultatet. Është ndeshja e tretë me Partizanin në pak kohë. E kishim studiuar mirë. Kemi punuar fortë në mbrojtje dhe nga ana psikologjike.
Në pjesën e parë nuk e lamë Partizanin të luajë më topin, sepse janë të rrezikshëm. Në pjesën e dytë, nuk na rrezikuan shumë. Në shtesë, e detyruam të luajnë vetëm me krosime. Jam i lumtur për këta djem, e meritonin një sukses të tillë.