Saturday, May 18, 2024

Emocionet e Champions League rikthehen të martën

Lexo

Milan-Chelsea, një duel i drejtpërdrejtë, që ndez mbrëmjen e së martës në UEFA Champions League. Pas fitores së bluve 3-0 në Londër, situata është bërë interesante në grupin E, atje ku kampionët e Italisë duhet të luftojnë me tre rivalë për një nga dy vendet e para në klasifikim. Përballje që mund të ndryshojë shumë nga ajo e “Stamford Bridge”, pasi skuadra e Piolit do te këte mbështetjen e 70 mijë tifozeve në “San Siro”, ndërsa biletat janë shitur prej kohësh. Graham Potter mund t’i japë një mundësi që nga minuta e parë sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Në ndeshjet e tjera, kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid i kthen vizitën Shakhtarit pas fitores 2-1 të Spanjës dhe një tjetër sukses i mundshëm për ekipin e Ancelottit do të thotë kualifikim për në fazën tjetër në UEFA Champions League. Po në këtë grup, Celtic pret Leipzig në mundësinë e fundit të skocezëve për të bërë diçka të mirë këtë edicion në Europë. Përsëriten gjithashtu edhe dy sfidat e grupit G me Manchester City, që do të kërkojë një tjetër sukses të thellë në Kopenhagen, ndërsa Borussia Dortmund, e cila shkaktoi largimin e Lopeteguit nga Sevilla, beson te fitorja, që mund të vijojë serinë e rezultateve pozitive.

Ndalesë e rëndësishme edhe në Paris, mes PSG dhe Benficas, skuadra që ndali ekipin e milionave të sheikëve. Portugezët janë në kuotën 7 pikë, ashtu si edhe francezët dhe fituesit e mbrëmjes do të hedhin një hap të madh drejt fazës tjetër. Rreth 2 orë përpara, Juventus do të zbresë në fushën e stadiumit të Haiffas për të kërkuar një tjetër sukses ndaj Maccabit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img