Pasditen e djeshme ka qënë heroi i shqiptarëve në Uzbekistan, ku me fitimin e medaljes së artë si dhe të argjendanë peshën e tij 73 kg. ngriti lart flamurin shqiptar mes më të mirëve të Kampionatit Botëror zhvilluar në Tashkent.
Ndërkohë, 24 orë pas këtij suksesi, kampioni I botës, Briken Calja fluturoi drejt Shqipërisë, kë në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, u prit me shumë ovacione nga miqtë e tij të shumë, familjar, por edhe edhe nga pasagjerë spontan që rastisën në atë moment. Emocionuese për Caljen, ishte sidomos prania e djalit të tij të vogël, që kampioni i botës e mbante në krahë.
“Jam me të vërtetë shumë i lumtur, të mos harrojmë që ishte një rezultat historik. Është një medalje ari dhe dy argjendi, janë të parat në historinë shqiptare, kjo ishte dita e shqiptarëve dhe më bën të ndihem me fat dhe shumë i lumtur. Ajo që djeg edhe një ditë pas garës është prova e tretë në stilin e shtytjes me 190 kilogram, sepse ishte medalje e sigurtë e artë edhe në dygarësh. Padiskutim që aty ishte titulli kampion bote në dygarësh, ishte rekordi europian në dygarësh, 346 kg, normalisht që më dhemb, por ky është sporti”, u shpreh për mediat kampionit i Botës, Calja.
Në vijim duke folur për rivalitetin me indonezianin, Ervin Rahmat Abdullah, Calja, tha:”“Është medalist olimpik, është një nga më të mirët e botës, ishte i treti në Lojërat Olimpike, ai që ma mori medaljen me një kilogram, por ky është sporti, duhet ta pranojmë. Të mos harrojmë që jemi kampionë Bote, jemi të dytët në botë dhe normalisht është një rezultat shumë i madh”.
Duke folur për kolegun e tij Erkand Qerimaj, konkurues edhe ai në këtë peshë, por që u rendit i katërti në këtë botëror, Calja, tha: “Erkandi është një sportist i madh, i fortë, normalisht është garë shumë e bukur”.
Duke vijuar të flasë për vete, Calja shtoi: “E thashë dhe para nisjes se do sjell medalje dhe ia arrita. Thyerja e rekordit? Kalova disa pauza dhe normalisht që ia arrita qëllimit. Së bashku me trajnerin tim Geraldi Toska, ne tentuam të thyenim rekordin europian dhe të ruanim titullin kampion bote në dygarësh, por nuk realiziam provën e fundit, duke na e marrë vendin e parë indoneziani. Kohë për pushim nuk ka, Europiani është pranë, është vitin tjetër, në prill. Sporti i peshëngritjes nuk ka kohë për pushim”, përfundoi prononcimin e tij dhënë për median e pranishme në momentin e mbërritjes në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, kampioni i botës, Briken Calja.