Pavarësisht kërkesave të mëdha nga klubet e Superiores, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Partizanit, Eraldo Çinari do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Shkëndija ka zyrtarizuar këtë të mërkurë sulmuesin 26-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Çinari shkon te Shkëndija pas aventurës në futbollin turk. Ai ishte pjesë e Samsunspor me të cilët u aktivizua në 13 ndeshjen, ku mundi të dhurojë vetëm një asist.
“Shkëndija është një nga ekipet më të mira në trojet shqiptare. Për tifozët e mrekullueshëm premtoj se do të jap maksimumin për të arritur objektivat që ka klubi”, u shpreh sulmuesi pa firmës mbi kontratë.