Thursday, April 25, 2024

Futboll Moshat- Ballafaqimet me Dinamon. Vllaznia U17 fiton me golat e Ares dhe Kapllanajt, barazon U19-ta me golin e Cungut

Lexo

Kampionati Kombëtar i ftubollit për ekipet e moshave të Akademisë së Futbollit Vllaznia për dy ekipet e Superligës, U17 dhe U-19 ka filluar me një fitore dhe me një barazim.

Dy ekipet respektive kuqelu, të drejtuara nga trajnerët Gilman Lika dhe Edmond Doçi kanë luajtur në fushën e stadiumit “Reshit Rusi të Shkodrës. Të parët që janë ballafaquar në fushën e lojës kanë qënë 17 vjeçarët, skuadër kjo e prezantuar në mënyrën më të mirë gjatë pjesës së parë të kampionatit duke u shpallur kampione e dimrit.

Dhe, realisht, edhe viti i ri 2023 ka nisur në mënyrën më të mirë për këtë skuadër, e cila në ballafaqimin e parë të këtij viti ka mundur Dinamon e Tiranës me rezultatin 3 me 1.

Serinë e gola për skuadrën kuqeblu të 17 vjeçarëve e ka hapur Aris Ara, i cili në minutën e nëntë kalon në avantazh Vllazninë. 1 me 0 për Vllazninë, e cila e mbyll pjesën e parë me këtë rezultat.

Ndërkohë, që gjatë pjesës së dytë, kur pritej thellimi i avantazhit nga Vllaznia, ndodh e kundërta. Është futbollisti dinamovit Deda, i cili e barazon rezultatin në minutën e 74-tërt.

Barazim ky, që nuk pranohet në asnjë mënyrë nga skuadra kuqeblu, e cila hidhet e tëra në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Dhe, këtë e arrin në minutën e 87-të me anë të Xhesild Kapllnajt, i cili tre minuta më vonë, në limitin e takimit është vetë ai që regjistron dopieten individuale si dhe golin e tretë për Vllazninë, e cila fiton të gjithë ndeshjen me shifrat 3 me 1.

Tre pikët e kësaj ndeshje e mbajnë Vllazninë U-17 në krye të tabelës së klasikimit, tashmë në kuotën e 32 pikëve, ndërkohë që ndjekësit më të afërt të saj, janë Teuta dhe Tirana me pikë të barabarta, nga 27-të tilla.

Menjëherë pas ballafaqimit të 17-vjeçarëve në fushën e stadiumit “Reshit Rusi” janë paraqitur ekipet e 19 vjeçarë të Vllaznisë dhe Dinamos. Skuadra e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi e ka filluar ndeshjen me theks sulmues. Në këtë mynyrë, futbollistët kuqeblu ushtrojnë presion në portën dinamovite duke regjistruar disa raste shënimi, derisa në minutën e 23-të vjen goli mjeshtror i Willian Cungut, i cili kalon në avantazh Vllazninë me rezultatin 1-0.

Vllaznia, vazhdon të luajë mirë edhe pas shënimit të golit të avantazhit, duke kërkuar një gol tjetër qetësie. Por, një kundrazbritje e shpejtë e miqve nga Tirana e gjen të papërgatitur mbrojtjen kuqeblu duke i dhënë mundësi Rabekës të barazojë rezultatin në 1 me 1.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, ndërkohë që edhe e dyta, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, vazhdon të mbajë në fuqi barazimin e regjistruar në pjesën e parë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 1-1.

Tabelën e klasifikimit për kategorinë e Superligës U-19 e kryeson Apolonia e Fierit me 30 pikë, ndërkohë që Vllaznia është në vendin e 7-të me 15-pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img