Erzeni mposht Vllazninë me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.
ERZENI 3-2 VLLAZNIA
2′ Smajli (AU), 31′ , 75′ Nonato/ 57′ Mala, 80′ Jonuzi
Një mbrëmje spektakli në “Niko Dovana“. Erzeni ka fituar me rezultatin 3-2 kundër Vllaznisë, duke e e kaluar edhe në renditjen e klasifikimit, ku tashmë mbajnë vendin e tretë. Sfida u zhbllokua që në minutën e 2’ me autogolin e Smajlit duke kaluar në avantazh vendasit. Në minutën e 31’ Nonato dyfishoi shifrat dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Erzenit. Mala ngushton diferencat gjatë pjesës së parë, por një pozicion jashtë loje i Balajt bën që goli të anullohet.
Në pjesën e dytë Esat Mala ngushton diferencën në minutën e 57’. Por kur të gjithë prisnin barazimin e kuqebluve, në minutën 75’ erdhi përgjigja e Nonatos duke dërguar shifrat në 3-1. Goli i fundit i duelit u shënua nga Jonuzi në minutën e 80’ duke mbyllur ndeshjen me 3-2.
Pas kësaj fitores Erzeni e parakalon në renditje Vllazninë dhe pozicionohet në vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa kuqeblutë mbeten në vendin e 4-të me 28 pikë.