Erzeni-Vllaznia, rikthen tifozët në “Niko Dovana”. Shijakasit pas 19 vitesh pritje luajnë në Superiore, shijojnër një fitore të rëndësishme duke mundur kuqeblutë fitues të Kupës së Shqipërisë. Pikantet e ndeshjes sipas Panorama Sport…

* Mes tifozërisë shijakase është vënë re gjatë ndeshjes trajneri i Kukësit, Skënder Gega dhe mesfushori i Tiranës, Sherif Kallaku. I pari kishte si mision vëzhgimin e kundërshtarit të radhës, Vllaznisë, ndërsa i dyti, falë edhe miqve të tij shijakas, ndoqi këtë takim.

* Në minutën e 29-të, Iljazi i Erzenit rrëzohet në fushë dhe për më shumë se një minutë, arbitri kryesor, Cjapi, nuk e vë re dhe loja vazhdonte normalisht. Kjo acaron jo pak tifozët vendës.

* Në minutën e 60-të, kapiteni i Egnatias, Gëzim Krasniqi, pas goditjes nga sulmuesi Kaina, largohet me çarje në vetull nga fusha e lojës, teksa duartrokitet gjatë nga tifozët shijakas.

* Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, ka pasur një vëzhgues special në tribunën qendrore. Pikërisht vëllai i tij, is sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, i cili e ndoqi me emocione takimin.

* Mesfushori i Vllaznisë, Esat Mala, i cili nuk është federuar ende për llogari të klubit shkodran, u stërvit për rreth 45 minuta përpara ndeshjes, duke qenë se nuk do të luante në këtë takim.

* Trajnerët Kapllani dhe Josa u përshëndetën edhe pas intervistave që dhanë në përfundim të ndeshjes.

* Vllaznia e ka pasur të pamundur të akomodohej në Durrës një ditë para ndeshjes, pasi hotelet në qytetin bregdetar ishin të zëna.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu