Monday, April 29, 2024

Futboll në luftë. Nis kampionati i futbollit në Ukrainë, do të luhet me dyer të mbyllura

Lexo

Të flasësh për normalitetin të bën të buzëqeshësh, madje një buzëqeshje e hidhur, sepse në Ukrainë, nuk ka pasur asgjë normale për këto 6 muaj. Ka një luftë që vazhdon të vrasë, të marrë ëndrrat përveç jetëve. Megjithatë ata përpiqen të vazhdojnë. E këtë e bën edhe futbolli ukrainas, i cili të martën do të nisë sezonin e ri.

Me dyer të mbyllura, natyrisht, për të parandaluar faktin që stadiumet të bëhen objektiva të lehta për rusët. Dhe me sirenat kundërajrore gati për t’i dëgjuar. Në atë moment do të vijojë edhe largimi i të gjithë civilëve në fushë, lojtarë, trajnerë e gjyqtarë drejt bunkerëve të ndërtuar pranë dhomave të zhveshjes, për t’u mbrojtur nga bombat.

Do të luhet në kryeqytet, ku Shakthar Donetsk do të presë Metalist 1925. Por edhe në stadiumin “Chornomorets” në Odessa e në “Slavutych Arena” të Zaporizhia, ku është zhvendosur Zorya Luhansk, e larguar nga Donbassi, që ndodhet në duart e rusëve. Do të mungojnë dy klube në këtë kampionat, Mariupol Fc e Desna Chernihiv.

Ndeshja e fundit e kampionatit ukrainas u luaj në dhjetor të vitit të kaluar. Në krye të renditjes ishte Shakhtar me 47 pikë pas 18 ndeshjesh, 2 më shumë se Dinamo Kiev. Në shkurt nisi lufta dhe sezoni futbollistik nuk rinisi më.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img