Erzeni-Korabi 2-1 (Shënues: Sadiki 3’, Mehmeti 93’/Tabaku 19’)
Erzeni:Xhika,Sadiki,Kriviçiç,Leao(Iljazi 46),Kadriu,Mehmeti,Alan(Asani 125),Kahrimanoviç(Kiqina 125),Peposhi,Ademi(Osmanllari 68),Nonato(Kapllani 116) Tranjer:Alfred Deliallisi
Korabi:Qyrani,Paplekaj(Buci 84),V.Lila,Lala,Selmani(S.Mziu 102),Kasalla(Karakashi 116),Joti,S.Lilaj(Demaj 69),Tabaku,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend Kumbarçe
Arbitra: Eldorjan Hamiti(Lezhe), Ani Koçiaj(Tirane), Elvis Gjoka(Lezhe), Dorjan Maletaj(Tropoje) VAR: Olsid Ferataj(Patos)-AVAR: Ridiger Çokaj(Lezhe). Delegat: Eduard Gjini(Tirane)-Vezhgues: Ilirjan Kristo(Tirane)
Erzeni ia del te qendroj ne Abisnet Superiore duke arritur qe nepermjet ndeshjes shtese me Korabin te mund keta te fundit duke bere qe shijakasit te vijojne te qendrojne mes me te mirave te kategorise se Superligesse futbollit shqiptar.
Goli i pare i sfides vjen nga nje goditje standarte. Eshte Alan, i cili kroson ne zone aty ku Sadiki i ardhur ne ndihme te sulmit godet sakte me koke duke kaluar ne avantazh Erzenin. Loje e bukur ritem dhe ne te 19-en minute eshte Selmani i cili gjen ne hyrje te zones Tabakun ky i fundit, pasi rrotullohet disi gjuan ne forme parabole duke shenuar nje gol mjaft te bukur dhe duke barazuar shifrat ne 1-1.
Minuta shprese per te dy ekipet por pjesa e mbetur e lojes nuk ndryshon asgje duke cuar ndeshjen ne shtes. Ne te 3-en minute shtes eshte nje aksion model i shijakasve dhe Mehmeti gjuan fort, tipik i nje gjahtari goli dhe kalon serish Erzenin ne avantazh. Korabi tregon shpirt gare por dhe Keko me shoke nuk ia arrijn te bejn diçka.
Erzeni qendron pas nje sezoni me ulje-ngritje ku kujtojm qe ne dy fazat e para ishte ne vendet e kreut, ndersa dy fazat e fundit arriti te humbiste terren dhe duhej te luante nje ndeshje shtes per te realizuar qendrimin ne Abisnet Superiore.
Fatos LAMAJ