Thursday, April 18, 2024

(Video) Gjimnastikë Artistike-Vllaznia shkëlqen në Itali. Mishela Bitanji dhe Merili Islami, fitojnë dy kupa në Turneun Ndërkombëtar të Civitavecchia

Lexo

Ekipi i gjimnastikës për femra të Vllaznisë ka qënë pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar të Civitavecchias në Itali. Vajzat shkodrane të drejtuara nga trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, kanë përfaqësuar Shqipërinë në këtë aktivitet ku pjesëmarrës ishin mbi 12 ekipe.

Konkurimi në disiplinën e gjimnastikës artistike ka qënë i shkëlqyer për gjimnastet shkodrane, mes të cilave kanë spikatur dy gjimnastet e talentuara  Mishela Bitanji e renditur në vendin e parë dhe Merili Islami në vendin e dytë.

Në përfundim të konkurimit këto dy gjimnaste merituan dy kupa personale, ndërkohë që një paraqitje shumë të mirë në garat e këtij aktiviteti bënë edhe Maria Zefi, Sara Moleci, Serena Kraja, Gresa Dragani, Klea Marku dhe Larisa Mugri.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport pas kthimit nga aktiviteti, trajneri Izmir Kashi, falenderon Federatën Shqiptare të Gjimnastikes që mundësoi realizimin e kësaj gare si dhe presidentin e Vllaznisë Leonard Lulaj. Por, në të njëjtën kohë, Kashi nuk harron të falenderojë edhe prindërit e sportistëve për mbështetjen e vazhdueshme që japin për fëmijët e tyre në ushtrimin e këtij sporti.

(Video) Pamje nga garat e gjimnastikës artistike të zhvilluar në Turneun Ndërkombëtar të zhvilluar në qytetin Civitavecchia të Italisë).

Gaspër MARKU  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img