Thursday, April 25, 2024

(Video)Boks-Profesionist. Shkodranët Kajoshi dhe Hysa, triumfojnë në ringun e Shkodrës. Mposhtin respektivisht, Andrejs Volincuks dhe Ëillbeforce Shihepo

Lexo

Dy boksierët e talentuar shkodranë, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa kanë vijuar rrugën e sukseseve në boksin profesionist. Duelet e radhës për dyshen e boksierëve shkodranë u zhvilluan mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, aktivitet ky i mbikqyrur nga përfaqësuesja e Federatës Ndërkombëtare të boksit profesionist, Alina Shaternikova nga Ukraina, e cila ishte në rolin e supervizores së aktivitetit.

Turneu i sotëm i boksit profesionist u zhvillua menjëherë pas mbylljes së Kampionatit Kombëtar të boksit për moshat 15-16 vjeçare duke pasur në program tre ballafaqime të nivelit profesionist.

Përpara fillimit të duelit në ring, organizatorët në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Vllaznia i kanë dhënë një hapësirë promovimi ekipit kampion të Vllaznisë U-16 në futboll femra, i cili ka bërë një xhiro përrreth ringut të boksit duke marrë duatrokitjet e tifozërisë shkodrane.

Më pas, turneu ka nisur me duelin në mes Vikapika Meroro nga Namibia dhe Viktar Chvarkou nga Polonia me pasaportë bjelloruse. Një ndeshje që për hirë të vertetës ishte e një niveli mesatar dhe pa shumë emocione, por që në në raundin e katërt polaku Chvarkou, pas një presioni ndaj kundërshtarit, detyron  këtë të fundit të tërhiqet duke nxjerrë fitues Viktar Chvarkou.

Sfida e dytë profesioniste ishte ajo mes bokierit shkodran Arjon Kajoshi dhe lituanezit Andresjs Volincuks. Një ndeshje që nuk pati histori sepse përfundoi pa u mbyllur raundi i parë. Kjo për meritë të kampionit shkodran, Kajoshi, i cili duhet thënë se ishte i papërmbajtshëm me goditjet e tij të forta dhe të shpejta, të cilat ndëshkuan lituanezin me tre nogdaume radhazi brenda raundit të parë, gjë që detyroi arbitrin e ringut, shkodranin Oltion Kraja ta mbyll ndeshjen duke i akorduar fitoren Kajoshit, e shtata radhazi për të në boksin profesionist.

Sipas kalendarit të turneut, ndeshja e tretë ishte rezervuar për duelin e peshës super të rëndë, ajo në mes superkampionit shqiptar, Nelson Hysa, i cili pas tetë fitoreve radhazi në boksin profesionist, kërkonte të nëntën përballë Willbeforce Shihepo nga Namibia.

Niveli i lartë i Shihepo-s nga Namibia, i dha bukuri këtij takimi, kjo edhe për atë se përballë goditjeve të vazhdueshme të Hysës, ai arriti ta përballonte ndeshjen duke e çuar atë deri në raundin e katërt, aty nuk pas katër nogdameve të fituara nga ana e tij, arrin të fitojë të gjithë ndeshjes pasi kundërshtari u tërhoq nga trajneri i tij.

Pas këtyre dy sukseseve, fitorja e shtatë radhazi për Kajoshin dhe e nënta radhazi për Hysën, e kanë rritur ndjeshëm renditjen  e këtyre boksierëve në rang listën botërore.

Nga sa bëhet e ditur, aktiviteti i radhës për boksierët shkodranë të profesionizmit, do të jetë një turne shumë i rëndësishëm që do të zhvillohet në Angli.

(Video) Ndeshjet e Turneut Profesionist të boksit zhvilluar mbrëmjen e së dieles në Shkodër)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img