Sunday, September 8, 2024

Euro 2020/Danimarka mund Çekinë 2 me 1 dhe shkon me meritë në gjysëmfinale

Lexo

Danimarka ka arritur të mundë Republikën Çeke me rezultatin 2-1 duke siguruar kështu një biletë për në gjysmëfinale të Euro 2020. Të besuarit e trajnerit Hjulmand arritën të zhbllokojnë shumë shpejt rezultatin, që në minutën e 5-të me anë të Delaney, ndërsa kanë dyfishuar me anë të Dolberg në minutën e 42-të. Çekët u përgjigjën me Schick në minutën e 49-të, por skandinavët arritën të bëjnë lojën e tyre deri në fund dhe me meritë kalojnë në raundin tjetër. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin azerbajxhanas,Baku u shoqërua me jo pak emocione. Ndonëse me avanatzhon 2 me 0 u duk se danezët do ta kishin të lehtë kualifikimim, por nuk ndodhi kështu, sepse goli i Shik katër minuta ngha starti i së dytës rihapi takimin. Ngushtimi i diferencës së disavantazhit me vetëm një gol I dha zemër çekëve, të cilët e kërkuan më shumë golin e barazimit. Sidomos, gjashtë minutat shtesë të ndeshjes u shoqëruan me një luftë të fortë sportive, çekër për golin e barazimit dhe kundërshtari për të mbajtur në fuqi avantazhin deri sa u dëgjua vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit duke lënë në fuqi avantazhin e Danimarkës që me shifrat e fitores 2 me 1 kualifikohet për në gjysëmfinalen e Euro 2020.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img