Saturday, July 27, 2024

Euro 2020/Anglia shkatërron Ukrainen 4 me 0 dhe shkon në gjysëmfinale për t’u ndeshur me Danimarkën

Lexo

Anglia është gjysmëfinalistja e fundit e Euro 2020. Të besuarit e Southgate mundën Ukrainën 4-0 dhe të mërkurën ata do të luajnë hyrjen në finalen e Uembli kundër Danimarkës. Në Olimpico të Romës gjithçka ishte e lehtë për anglezët, të cilët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 4-ët falë Kejn dhe e mbyllën atë në fillim të pjesës së dytë. Në 46’ Meguajër dyfishoi me kokën, në 50’ triplet me firmën e sulmuesit të Spurs, si dhe pokeri i Henderson (63’).

Duke nisur nga ora 21:00, është luajtur edhe takimi i fundit i çerekfinaleve, ai midis Ukrainës dhe Anglisë, që ka përcaktuar edhe gjysmëfinalisten e fundit. Edhe kjo sfidë, që është luajtur në Stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit të Italisë, Romë, është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Janë anglezët që kalojnë menjëherë në epërsi, pas vetëm 4 minutash lojë, me anë të Herri Kejnit.

Pjesa e parë do të vijojë të shohë Anglinë ta administrojë epërsinë, madje të kërkojë edhe golin e dytë dhe rastet nuk kanë munguar, por ukrainasit nuk e kanë lejuar prekjen e rrjetës së tyre, ndërsa kanë qenë të paqartë dhe të pasaktë në përpjekjet e tyre për të rrezikuar portën kundërshtare. Mbyllen kështu me epërsinë minimale të Anglisë 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat nisin praktikisht me gol, pasi skuadra e trajnerit Gareth Sauthgejt dyfishon shifrat me anë të Herri Meguajërit.

Vetëm pak minuta më pas, në të 50-tën, Herri Kejn gjen golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të 3-tin për anglezët. Dhe në minutën e 63-të, Anglia e mbyll diskutimin e kësaj ndeshjeje, duke gjetur edhe golin e 4-t, me anë të Xhordan Hendersonit. Anglia mposht kështu bindshëm, 4-0, Ukrainën dhe siguron kualifikimin për në gjysmëfinale, aty ku do të përballet më 7 korrik me Danimarkën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img