Sunday, September 8, 2024

Euro 2020-E rrallë, portierë të një ekipi, kundërshtarë në Europian

Lexo

Shmajkel e Uard, mbrojtës të katërkërndorit të Lejstërit, ballë për ballë në Uells – Danimarkë

Uells – Danimarkë, ndeshja e parë e 1/8 të finaleve të Kampionatit Europian, që është luajtur të shtunën pasdite në “Johan Krojf” të Amsterdamit, ka vendosur një rekord surprizë për fazat finale të këtij aktiviteti. Është hera e parë që portierët e dy kombëtareve në fushë militojnë në të njëjtën skuadër. Bëhet fjalë për danezin Shmajkel dhe uellsianin Uard, që bëjnë pjesë në skuadrën e Lejstërit.

Në fakt Shmajkel është titullar tek Lejstëri dhe Uard rezervë. Dhe e shtuna ka qenë ditë me fat për Danimarkën dhe Shmajkel, sepse Uellsi është mundur 4-0 dhe nordikët tanimë janë të kualifikuar për në çerekfinale, atje ku do të presin fituesen e çiftit Holandë – Republika Çeke.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img