Emocion të madh ka edhe në Shtëpinë Mbretërore angleze për finalen e Berlinit midis Spanjës dhe Anglisë, që do të luhet nesër në mbrëmje. Shumë personalitete priten të jenë të pranishëm në stadium, duke përfshirë Princin Uilliam dhe familjen e tij. Nga Anglia vijnë lajme se fëmijët po bëjnë të pamundurën që të jenë të pranishëm në stadium përkrah babait të tyre.
Princi Uilliam kishte ndjekur nga shtëpia me fëmijët dhe gruan e tij Kate gjysmëfinalen kundër Holandës më 10 korrik, një ndeshje e fituar 2-1
Si president i Federatës Angleze të Futbollit, Uilliam sigurisht që do të jetë në finalen e Berlinit, i ndjekur sipas të gjitha gjasave edhe nga kryeministri i ri Sir Keir Starmer. Por a do të jenë gjithashtu George, Charlotte dhe Louis atje? Të tre princat e Uellsit kanë kërkuar të shoqërojnë babanë e tyre në finalen kundër Spanjës. Dhe në oborrin mbretëror pranojnë se nuk do të jetë e lehtë nëse dëshira nuk u plotësohet.