Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës u pasua nga një episod troditës. Forca të shumta policore u futën në stadium dhe ndanë tifozët në korsi të ndryshme pasi në çatinë e impiantit ishte ngjitur një person i maskuar.
Pas ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur evakuimi i sektorit ndërsa personi i maskuar edhe pse arriti që të ngjitej në majën e strukturës u dorëzua nën kërcënimin e armeve të forcave të rendit.
Në ditët e fundit autoritet lokale janë munduar që të forcojnë masat në impiantet ku luhen ndeshjet e “Euro 2024” pasi në më shumë se një rast është vënë re se diçka nuk ka funksionuar. Disa ndeshje janë ndërprerë shpesh herë nga tifozët, të cilët kanë hyrë në stadium.