Ndërpritet ndeshja në BVB Stadion Dortmund. Një rrufe ka bërë që gjyqtari Oliver të ndalë gjithçka. Kushtet atmosferike janë rënduar dhe dy skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.
Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës që po luhej mbrëmjen e kësaj të shtune në stadiumin e Dortmundit është ndërprerë në minutën e 36-të.
Kjo ndërprerje ka ardhur pasi një rrufe dhe shi i rrëmbyer përfshinë stadiumin. Të frikësuar nga situata e cila u krijua arbitri vendosi ndërprerjen e ndeshjes dhe futbollistët u drejtuan dhomave të zhveshjes.
Ndërkohë, disa prej tifozëve janë larguar, ndërsa disa të tjerë po presin fillimin e ndeshjes, pavarësisht që reshjet e shiut dhe breshërit janë me intensitet të lartë.