Portugalia do të përpiqet të përsërisë arritjen e vitit 2016, duke dalë në fushë të premten në orën 21:00 në “Volksparkstadion” në Hamburg kundër Francës në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024.
Roberto Martinez, trajneri i portugezëve, prezantoi ndeshjen kundër “bluve”: “Ne jemi gati dhe të fokusuar, jemi shumë autokritikë për t’u përmirësuar. Stili ynë është i qartë dhe nuk duhet të ndryshojmë nga ndeshja në ndeshje, edhe pse duam të jemi të paparashikueshëm”.
Më pas trajneri foli edhe për kritikat që i kanë rënë skuadrës së tij ditët e fundit: “Mendoj se janë pjesë e punës sime, ka shumë të dhëna që i përdorim për të marrë vendime. Kritikat tregojnë pasion ndaj skuadrës dhe e pranoj. Nuk jam dakord me faktin se ne nuk rrezikojmë dhe nuk kemi personalitet në fund të lojës: ka shumë të dhëna që tregojnë të kundërtën, por është objektive që duhet të shënojmë më shumë”.
Martinez nuk ka dashur të zbulojë zgjedhjet e formacionit: “Nuk dua ta prek këtë temë. Nuk kam folur ende me lojtarët, por jemi mirë. Kemi luajtur 4 ndeshje dhe kemi futur në fushë 23 lojtarë kundrejt 18 të Francës. Ata janë të gjithë në formë dhe të përgatitur.”
Është e pamundur të mos flasësh për Cristiano Ronaldon: “Ai është një lojtar me një CV të pabesueshme, po thyen të gjitha rekordet. Freskia që sjell është befasuese, ai është shembull për të gjithë ekipin sepse dëshiron të fitojë çdo ditë. Kur ju ke një lojtar që është aq i përkushtuar sa të ndihesh i privilegjuar”.
Në mbyllje, një shaka për Francën: “Do të jetë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje kundërsulmeve. Skuadra e Deschamps nuk është vetëm Mbappé, ka disa lojtarë që mund të sulmojnë hapësirat. Futbolli është një sport ekipor, nuk do të jetë një ndeshje mes Cristiano dhe Kylian edhe pse janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm”.