Thursday, July 18, 2024

(Video) Deputeti Agron Çela dhe kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou, presin supertalentin e peshëngritjes, Antonino Mullisi, trajnerin e kombëtares Lagja, presidentin e FSHP Gjoza, antarin e kryesisë Belinova dhe kryegjyqtarin Boja

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në peshëngritje për kategorinë U16 bëri një prezantim të shkëlqyer në Kampionatin Europian të zhvilluar në Greqi. Pjesë e kuqezinjëve tanë ishte edhe peshëngritësi i talentuar shkodran Antonino Mullisi, i cili i drejtuar nga trajneri i kombëtares dhe i Vllaznisë Artur Lagja, fitoi tre medalje duke u shpallur nënkampion Europe.

Menjëherë pas kthimit në Shqipëri, deputeti i qarkut Shkodër Agron Çela dhe kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou organizuar një pritje të ngrohtë për superkampionin Antonino Mullisi, takim në të cilin, ishin edhe trajneri i tij Artur Lagja, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza, antari i kryesisë së federatës Asim Belinova dhe kryegjyqtari i federatës, Avni  Boja.

Deputeti Çela që më herët ka qënë edhe presdent i KF Vllaznia, ka përgëzuar 15 vjeçarin e talentuar shkodran Antonino Mullisi duke i garantuar mbështetjen e tij personale si dhe të strukturave vendore dhe qëndrore për ekipin e Vllaznisë në peshëngritje dhe në mënyrë të veçantë për supertalentin Mullisi, të ecin drejt majave më të larta të peshëngritjes shqiptare dhe botërore.

Ndërkohë presidenti i FSHP-së Elez Gjoza, trajneri i Vllaznisë dhe i kombëtares së peshëngritjes Artur Lagja dhe peshëngritësi Antonino Mullisi, kanë falenderuar deputetin Çela dhe kreun e qarkut Ndou për mbështetjen e dhënë. Madje, talenti Mullisi, ka premtuar se në vazhdimësi do të sjellë në Shqipëri titullin kampion dhe rekorde botërore me flamurin shqiptar.

(Video) Pamjet nga pritja e rezervuar nga deputeti Agron Çela dhe kryetari i Qarkut Shkodër për përfaqësuesit e kombëtares dhe FSHP-së, si dhe prononcimet tyre për median, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Gaspër  MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img