Thursday, July 4, 2024

Euro 2024-Shkëlqen Holanda. Pas 16 vitesh rikthehet në çerekfinale,“tulipanët” kalojnë Rumaninë

Lexo

Rumani-Holandë  0-3

Rumani(4-1-4-1): Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Mogos; M. Marin; Man, R. Marin, Stanciu, Hagi; Dragus. Trajner: Iordanescu

Holandë(4-3-3): Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Reijnders, Schouten, Simons; Bergëijn, Depay, Gakpo. Trajner: Koeman

Holanda triumfon 0-3 ndaj Rumanisë,me skuadrën e Koeman që zhvilloi një ndeshje shumë të mirë,duke dominuar kundërshtarin.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 0-1 falë golit të Gakpo në minutën e 20-të,me 25-vjeçarin që realizoi një gol shumë të bukur nga distanca dhe jo vetëm,por konfirmon momentin e mirë që po kalon pasi ky ishte goli i tretë në këtë Europian.

Rezultati mund të kishte ndryshuar nëse Depai dhe Simons do të ishin treguar më të saktë para portës rumune.

Në pjesën e dytë,sulmuesi i Liverpul realizoi edhe golin e dytë,por këtë herë në minutën e 63-të Gakpo ishte në pozicion të parregullt.

Gjithsesi Rumania nuk ia doli të reagonte dhe Gakpo ishte sërish protagonist,këtë herë me një asist për Malen,me ketë të fundit që realizoi golin e dytë në minutën e 83-të.

Sulmuesi i Dortmund realizoi edhe golin e tretë në minutën e tretë të shtesës duke kapitulluar Rumaninë që e mbyll këtu aventurën.

Në krahun tjetër,Holanda fiton dhe çon sinjale të forta për rivalët e saj,ndërsa rikthehet në çerekfinalet e Euopianit pas edicionit të vitit 2008.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img