Thursday, July 18, 2024

HSK Posusje-Vllaznia, 0-1. Kuqeblutë mbyllin pjesën e parë në avantazh me golin e shënuar nga Kahrimanoviç në minutën e 32-të

Lexo

0 me 1 në favor të Vllaznisë është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes miqësore HSK Posusje, takim që po luhet prej orës 18:00 në stadiumin e kompleksit sportiv të Medjugorjes.

Goli për skuadrën kuqeblu është shënuar nga mesfushori Amir Kahrimanoviç në minutën e 32-të, futbollist ky i ardhur në gjirin e Vllaznisë gjatë merkatos verore, ndërkohë që sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Erzeni.

Ashtu si edhe në miqësoren e parë të luajtur ndaj nënkampiones së Bosnjes, Zrinjski Mostar, tekniku kuqeblu Thomas Brdariç ka aktivizuar njëmbëdhjetëshen më të mirë: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Bajrami, Qato, Krymi, Deliu, Kahrimanoviç, Mala dhe Balaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img