Friday, September 20, 2024

Euro 2024-Sonte, finalja e madhe, Spanjë-Angli

Lexo

Euro 2024 vjen drejt fundit dhe mbrëmjen e sotme futbolli europian arrin kulmin e tij. Finalja e madhe e Euro 2024 do të luhet në Olympiastadion të Berlinit duke filluar nga ora 21:00.

Spanja dhe Anglia janë dy ekipet më të mira të Europës dhe përballja e sotme është sfida më e shumëpritur e vitit. Spektakli është i garantuar me superyjet e futbollit europian që zbresin në fushën e lojës përballë njëri-tjetrit.

Spanja është në kërkim të trofeut të 3-të,ndërsa Anglia do ta ketë të parin nëse fiton. Dy superfuqi botërore që udhëhiqen nga 2 fëmijë. Lamin Jamal dhe Xhud Bellingam jan udhëheqësit e këtyre dy gjigantëve të cilët pavarësisht moshës,në fushë kanë treguar një nivel të frikshëm loje e mbi të gjitha maturi përtej asaj ç’ka pritet nga dy adoleshentë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img