(Intervista-Video) Post Valur-Vllaznia. Presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi: Meritomin më shumë në Islandë, arbitrimi na dëmtoi me kartonë dhe gol të dyshimtë në shtesë, por me ndihmën e tifozëve në “Loro Boriçi”, e kalojë turin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Xhaferi, a keni keqardhje për atë gol të pësuar në shtesë dhe për barazimin?

Unë jam i kënaqur me barazimin, por jo me golin që na shënuan islandezët në minutat shtesë mbi shtesën. Kjo të dhemb më shumë, pasi e meritonim tërësisht fitoren. Gjithsesi, me këtë barazim i kemi të gjitha shanset që të arrijmë një rezultat pozitiv dhe të jemi në turin tjetër të Ligës së Konferencës.

Pra, ju jeni i kënaqur me paraqitjen e skuadrës?

Kundërshtari është në aktivitet, 14 javë kampionat, janë në kulmin e tyre. Kanë disa avantazhe në krahasim me ne, por mendoj se skuadra e re që kemi ndërtuar bëri më të mirën në këtë takim. Ka vende për përmirësim, por unë mund të them se jam i kënaqur me lojën. I kënaqur me të dy golat, por sidomos atë të Dodajt, një i ri premtues.

A e hodhi Vllaznia në këtë takim hapin e parë drejt kualifikimit?

Ne jemi optimistë, duke respektuar edhe forcën e kundërshtarit. Ne jemi optimistë se në Shkodër do të arrijmë kualifikimin. Edhe në Reikjavik nuk ishit vetëm, tifozët ju mbështetën… Dua të bëj një falënderim të veçantë për gjithë ato që na mbështeten në këto ditë qëndrimi në Reikjavik, por edhe në stadium. Ato ishin edhe më impulsiv se tifozëria vendëse dhe për këtë kanë një tjetër falënderim.

Tifozët, stafi dhe lojtarët kanë shprehur pakënaqësi për gjykimin, po ju?

Të gjithë e shikuat se sa i dukshëm ishte reagimi, sidomos te kartonët. Që në caktimin e arbitrit kam patur frikën time, pasi këto vijnë nga e njëjta rrënjë. Nëse do të kishte qenë një gjyqtar tjetër, do të kishte qenë shumë më asnjanës. Kam rezervat e mija, por ne nuk do të merremi me arbitrin. Ne duhet të merremi me atë që do të japim në takimin e kthimit dhe të shikojmë përpara.

Një supergol i Dodajt që thatë se e shijuat shumë…

Ai është një lojtarë i perspektivës dhe golin e tij e shijova shumë. Goli i tij na kënaqi të gjithëve, ishte momenti më i bukur i ndeshjes

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Skënderbe dinjitoz, por Egnatia merr tre pikët. Spektakël dhe futboll i hapur deri në sekondat e fundit të shtesës në “Arena Egnatia”

Egnatia-Skënderbeu 2-1(Shënues:Albanese 12',Lukili 84'/Nasr 33(11-m) Egnatia:Dajsinani,Sota,Ajeti(Ndreca 74'),Aliev,Smajli,Kryeziu(Diabate 46')(Gruda 60),Aleksi,Bakalli(Lukili 46'),Jago,Albanese,Montenegro(Adjesa 46') Trajner:Nevil Dede Skënderbeu:Alia,Vangjeli(Diallo 89'),Grazhdani(Lleshi 46'),Lagonidis,Amadu,Shaqe,Musa(Velickovski 89'),Drame,Janaqi(Totre 89'),Nasr(Salim 79'),Bismark Trajner:Julian...
- Advertisement -spot_img