Spanjë-Gjermani 2-1
Spanja(4-3-3): Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Morata, Ëilliams. Trajner: De La Fuente.
Gjermania(4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Raum; Emre Can, Kroos; Musiala, Gundogan, Sané; Havertz. Trajner: Nagelsmann.
Spanja siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Europianit, pasi eliminoi Gjermaninë në çerekfinalen.
Iberikët triumfuan me rezultatin 2-1, pas plot 126 minutave lojë. Koha e rregullt, nuk prodhoi fitues, ndërsa u mbyll në barazim 1-1.
Olmo zhbllokoi sfidën në minutën e 51-të, ndërsa pak minuta nga fundi, Ëirtz barazoi shifrat, për ta dërguar ndeshjen në shtesa.
Kur të gjithë po mendonin për penalltitë, erdhi edhe goli që vulosi ndeshjen. Merino, shënoi të dytin për Spanjën në minutën e 119-të, për t’i dhuruar fitoren ekipit të tij.
Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me fituesin e çiftit Portugali-Francë.