Sunday, November 24, 2024

Euro 2024-Superkompjuterat nxjerrin Anglinë kampione, Spanja, Gjermania dhe Franca, rivalët kryesor

Lexo

Anglia mbetet favorite me një probabilitet 20% për të fituar turneun

Me përfundimin e fazës së grupeve të Euro 2024, gjërat po bëhen më serioze në Gjermani: të shtunën Zvicra-Itali do të hapë fazën direkte të eliminimit që do të zhvillohet deri më 14 korrik.

Por kush do ta fitojë Kampionatin Evropian? Parashikimi i algoritmit mund t’ju befasojë.

Sipas simulimeve të superkompjuterave të Opta-s, në fakt, Anglia mbetet favorite me një probabilitet 20% për të fituar turneun, pak më i lartë se probabiliteti i para-turneut (19.9%), pavarësisht se nuk shkëlqen në fazën e grupeve. Menjëherë pas janë Spanja (17.2%) dhe Gjermania (15.8%). Franca, jashtë podiumit me 13.4%.

Po Italia? Shanset për të ngritur trofeun për të kaltërit sipas algoritmit janë dukshëm më të ulëta: vetëm 4.9%. Megjithatë, probabiliteti është 57% për të arritur në çerekfinale, 23.3% për të arritur në gjysmëfinale dhe 12.8% për të qenë në finale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img