Tuesday, July 2, 2024

Euro 2024-Vazhdojnë emocionet e ndeshjeve në fazën e 1/8-ave. Sot, dy sfidat: Angli-Sllovaki dhe Spanjë-Gjeorgji

Lexo

Faza e 1/8-ave është mjaft interesante, teksa dy takime spektakolare do të luhen ditën e sotme. Ekipe “big” do të kërkojnë kualifikimin, teksa zbresin në fushë në dy orare të ndryshme.

Gjithçka do të nisë me duelin mes Anglisë dhe Sllovakisë. “Tre Luanët” nuk kanë bindur në fazën e grupeve dhe ndaj sllovakëve nuk kanë rrugë tjetër veçse kualifikimit. Kjo përballje mes tyre do të zhvillohet në stadiumin “Veltins Arena”. Fituesi i kësaj sfide në fazën tjetër do të përballet me Zvicrën.

Ndërkohë në orën 21:00 Spanja do të duelojë me Gjeorgjinë. Spanjollët janë favoritë dhe ndaj gjeorgjianëve nuk pritet të kenë probleme. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Rein Energie Stadion”. Skuadra fituese e këtij çifti në çerekfinale do të sfidohet me Gjermaninë.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img