Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ Francë – Portugali, finalja e madhe luhet të dielën në “Arenën Kombëtare”

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të mbyllet të dielën në mbrëmje me finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:30.

Francë kërkon të rikthehet te trofeu pas tre vitesh mungesë, ndërsa Portugalia do të synojë të hakmerret për finalen e humbur vitin e kaluar, duke tentuar kësaj here ta ngrejë kupën në Tiranë.

Të dyja skuadrat e nisën rrugëtimin e tyre në këtë Europian nga Grupi A, ku përballë kishin edhe Shqipërinë dhe Gjermaninë. Franca dhe Portugalia e përfunduan fazën e grupeve me nga 7 pikë, ndërsa ndeshja direkte mes tyre përfundoi në barazim 0-0.

Në gjysmëfinale, Franca eliminoi Belgjikën me rezultatin 3-2, ndërsa Portugalia kaloi Italinë pas gjuajtjeve të penalltive.

Dy prej kombëtareve më në formë të turneut përballë njëra-tjetrës dhe një trofe në lojë, finalja e së dielës në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një mbrëmje spektakli që do të mbyllë me dinjitet Europianin historik të zhvilluar në Shqipëri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu