Wednesday, December 11, 2024

Europa Conference League-Të enjten ora 19.00, AEL Limassol-Vllaznia, trajneri i AEL Limassol Dushan Kerkaz, komplimenton kuqeblutë

Lexo

Ndërkohë që kolegu i tij kundërshtar, Thomas Brdariç i Vllaznisë përcjellë vlerësime për skuadrën qipriote me të cilën do të ndeshet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin e AEL Limassol, të njëtën gjë bë edhe trajneri qipriot, Dushan Kerkaz, i cili në konferëncën për shtyp dhënë sot për mediat qipriote, ka komplimentuar kuqeblutë si skuadër, dhe kryesisht tifozërinë e zjarrtë shkodrane.

“Kemi punuar prej 1 viti që të jemi në Europë. Miqësoret janë që të shohësh lojtarët dhe për mua jemi në rrugën e duhur. E pashë Vllazninë me Sirokin, të dyja ndeshjet. Kanë një trajner me eksperiencë të niveleve të larta, kanë lojtarë të mirë, janë një ekip i bashkuar. Tifozët ishin fantastik. Duhet të luajmë dy ndeshje të mira. Duhet të marrim rezultat të mirë dhe të mbajmë në zero golat e pësuar. Vllaznia është më e përgatitur se ne, por do t’i luajmë 2 ndeshjet në mënyrën tonë. Çdo vit është e njëjta gjë në Qipro. Duan të fitojmë me 5 gola dhe të luajmë futboll fantastik në miqësoren e parë, por nuk ka sens. Kush mendon se jemi favoritët e mëdhenj me Vllazninë, është gabim. Ne jemi përgatitur shumë për ndeshjen me Vllazninë, do të kemi vetëm pak ndërrime. Unë po shpresoja që të luanim me Siroki Brijeg pasi kam luajtur me ta më herët. Vllaznia do të jetë shumë e vështirë. Ata luajnë me 10.000 tifozë, prandaj nuk mund të ketë favorit”, është shprehur tekniku i skuadrës qipriote AEL Limassol, Dushan Kerkez.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img