Në Olimpico, golat nga Lukaku, Belotti dhe Pisilli kundër moldaveve nuk mjaftojnë që skuadra e Mourinhos të kalojë Slavian e Pragës në renditje.
Roma e mbyll fazën e grupeve të Europa League me një fitore të bukur, por të “padobishme”. Në ndeshjen e fundit të Grupit G, skuadra e Mourinhos mundi 3-0 Sheriff Tiraspol, por e mbylli grupin në vendin e dytë pas Slavia të Pragës dhe në raundin tjetër do të duhet të përballet në play-off kundër një skuadre të tretë të zbritur nga Champions League.
Në Olimpico, verdhekuqtë nisën fuqishëm dhe në pjesën e parë shënuan me Lukaku (11′) dhe Belotti (32′) të asistuar nga Zaleëski. Gola që mbyllin çështjen. Me një ritëm të ulët, në fakt, pjesa e dytë ishte e mirë vetëm për të parë golin e të riut Pisilli (93′) që rrumbullakosi rezultatin në kohën shtesë.