Friday, May 17, 2024

(Intervista) Pogradeci, në krye të grupit B të kategorisë së Dytë. Trajneri Samuel Nikaj, i kënaqur për ecurinë e skuadrës. Objektivi, kualifikimi në kategorinë e parë

Lexo

Pogradeci mori kreun e Grupit B ku qëndron me një pikë më tepër se Luftëtari, ku duket se puna e përkyer e stafit drejtues me në krye trajnerin Samuel Nikaj po shpërblehet në këtë lloj forme. Në ndeshjen kryesore, Pogradeci arriti të fitoj përball skuadrës e cila është forca e dytë e grupit. Pogradecarët treguan dhe njëherë se janë kockë e fortë dhe di t’u bëj ballë të gjitha skuadrave. Në një intervistë ekskluzive për “Veriu Sport” trajneri Samuel Nikaj tregon se cili është çelësi i këtij suksesi dhe zbërthen skuadrën e tij.

Më poshtë keni dhe intervistën e plotë të dhënë enkas nga trajneri Samuel Nikaj:

  1. Sa i kënaqur jeni me ecurinë e Pogradecit deri më tani?

Të them të drejtën, jam i kënaqur sepse performanca nga ndeshja në ndeshje ka ardhur në ngritje, mund të kishim bërë dhe më mirë por futbolli keshtu e ka, ndonjeher mund luash mirë dhe mund të lësh pikë ose e kundërta.

  1. Kë shikoni si rival deri në fund të kampionatit?

Rival shoh krejt ekipet që nga Luftëtari deri tek Kelcyra, në futboll nuk ka ndeshje të lehta secila ka shkallën e vet të veshtirësisë.

  1. Duke qenë pranë merkatos së janarit, a mendoni se Pogradeci ka nevoj per ndonje përforcim?

Nuk kemi nevoj për merkato, kemi ndërtuar një skuadër të mirë dhe kam besim se në vazhdimësi do e përmirsojmë vetveten.

  1. Golat këtë sezon duket se jan shpërndarë në çdo repart dhe shumë gola nga goditjet standarde, cili repart ju ka bindur më tepër?

Une i besoj kolektivitetit por për ne rëndësi ka shpirti i garës si dhe korrektësia në zbatimin e detyrave. Shumë ndeshje jane zgjidhur nga lojtarët që kan hyrë nga stoli, e kjo tregon shumë për forcën tonë.

  1. Golat nga goditjet standarde, cili është çelësi i tyre? 

Kemi fituar shtatlartësi me afrimet e verës dhe frytet po shihen, pasi jemi përmirësuar në goditjet standarte si pro dhe kundër.

  1. Keni ndonjë plan për të ardhmen, pasi ka zëra që qarkullojnë për ju, si qëndron e vërteta dhe a ka pasur ndonjë ofertë konkrete?

Une kam pranuar me kënaqësi vazhdimin e punës ne Pogradec dhe do mundohem që të arrijë objektivat, sa për oferta kam patur dhe i vlersoj krejt ato që besojnë në punën time por momentalisht jam shumë i fokusuar në punën time këtu tek Pogradeci.

Intervistoi: Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img