Sunday, November 24, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Asani: Nuk kemi çfarë humbim ndaj Spanjës, këpucët u bënë më të famshme se unë!

Lexo

Sulmuesi i kombëtares Jasir Asani ka dhënë një intervistë për faqen e UEFA-s ku ka folur për pritshmëritë e Shqipërisë në ndeshjen e fundit në grup përballë Spanjës.

“Ata luajnë futboll të nivelit të lartë dhe Spanja ka gjithashtu talente të mëdha. Ne kemi mësuar shumë si një skuadër në Euro 2024, pasi këto ndeshje janë ato që mund të na përmirësojnë si futbollistë. Ne e kemi analizuar Spanjën dhe i kemi studiuar.

Nuk kemi asgjë për të humbur, ndaj do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të marrim tre pikët, edhe pse do të jetë një detyrë shumë e vështirë. Nëse do të kemi pak fat, mund t’ia dalim.

Këpucët me SuperMario? I kam bërë këto këpucë gjashtë apo shtatë muaj më parë, por i kisha ruajtur për një moment special. Nuk i përdora ndaj Italisë, ndaj duhej t’i përdorja ndaj Kroacisë.

Dëshiroja të kisha një dizajn argëtues ndaj zgjodha SuperMarion. Ndoshta këpucët e mia janë më të famshme në Euro 2024 se sa unë”, tha mes të tjerash Asani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img