Thursday, September 19, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Broja elozhe për Muçin dhe Mitajn: Krenarë për ju!

Lexo

Armando Broja ka publikuar një “story” në Instagram dhe i ka dedikuar disa fjalë shumë domethënëse shokëve të kombëtares Mario Mitaj dhe Ernest Muçit. Tre 3 lojtarët kanë luajtur sëbashku te skuadrat e moshave të kombëtares shqiptare.

“Vëllai im mbaje kokën lart. Ishte një kënaqësi e madhe të ndaja këtë eksperiencë me ty brenda dhe jashtë fushe. Çfarë performance në të gjitha ndeshjet, vetëm fillimi për ty o ylli i ri. Mezi pres për më shumë kujtime së bashku në këtë Kombëtare. Krenar për ty vëlla, e meriton”, shkruan Broja për Mitajn.

“Të kam njohur për kaq shumë kohë, që nga U19 së bashku dhe është një ndjenjë speciale që tani jam në Kombëtare me ty. Ke qenë gjithmonë një lojtar i madh. Vëlla, të premtoj se koha jote do të vij 100%. Thjeshtë vazhdo e puno siç bën gjithnjë dhe së bashku do të kombinohemi sërish për Kombëtaren siç bënim te U19-a. Kaq shumë dashuri për ty vëlla”, shkruan Broja për Muçin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img