Grupi B ka mbyllur raundin e dytë të ndeshjeve. Shqipëria barazoi dje 2-2 përballë Kroacisë, ndërsa Spanja mposhti sonte 1-0 Italinë. Spanja është e vetmja që ka siguruar kualifikimin si vendi i parë. Iberikët ndodhen në kuotën e 6 pikëve.
Pas tyre vjen Italia me 3 pikët që fitoi kundër Shqipërisë. Në anën tjetër Shqipëria lë pas Kroacinë, dhe pse të dyja janë kuotën e vetëm 1 pike. Kjo për shkak të golavarazhit me 2 gola më mirë që ka Shqipëria. Por si mund të sigurojë kualifikimin Shqipëria?
Një fitore ndaj Spanjës është skenari më i sigurt. Këto të fundit duke qenë se kanë siguruar kualifikimin, luajnë pa motiv kundër djemve të Silvinjos. Në anën tjetër, Shqipëria mund të mbetet vend i tretë dhe nëse humbet ndaj Spanjës. Për këtë humbja nuk duhet të jetë e thellë dhe po ashtu Italia duhet të mposhtë Kroacinë. Më pas hy në lojë renditja e vendeve të treta. Ky skenar megjithatë është më i vështiri.
Ndeshjen e fundit Shqipëria e luan me Spanjën, ndërsa Italia kundër Kroacisë. Gjithçka vendoset më 24 qershor prej orës 21:00.
Fatos LAMAJ