“Kishim të paktën pesë raste të pastra dhe nuk arritëm të shënonim”.
Pas barazimit ndaj Holandës, trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk e fshehu zhgënjimin për tentativat e shumta të humbura para portës. “Kemi pasur shumë raste në një ndeshje të nivelit të lartë – shpjegoi trajneri i Francës – e vetmja keqardhje sot është efektiviteti para portës, sepse kishim të paktën pesë raste të pastra dhe nuk arritëm të shënonim”.
“Mund të kishim marrë epërsinë, por edhe një herë ishte një lojë e luajtur me intensitet shumë të lartë kundër një ekipi të mbyllur. Lojtarët u përgjigjën mirë sonte”.
Më pas për mungesën e Barcola-s në fushë: “Ai ka cilësi, bën gjëra të mira në stërvitje, por nuk është kurrë e lehtë të luash ndeshje si kjo. Skuadra ishte e ekuilibruar për të krijuar veprime të rrezikshme. Franca do të jetë më e fortë me Kylian”.