Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ka folur për mediat pas ndeshjes kundër Spanjës.
“Janë shumë gjëra, nuk di ku ta filloj. E filloj nga ekipi dhe stafi. Jam i lumtur përsa i përket performancës në fushë, jo për ndeshjen e parë sepse emocione. Me kroatët meritonim fitore, dhe sot barazim ishim në lojë.
Falenderoj gjithë tifozët që na kanë përkrah kaq shumë. Gjëja më e rëndësishme të shohim përpara. Kemi bërë disa gabime, po kjo është eksperiencë që të rrit. Kemi shumë për herë të parë në Europian siç jam dhe unë”, ka thënë mes të tjerash Gjimshiti.