Europiani “Gjermani 2024”-Sot tre ndeshjet e ditës së nëntë: Gjeorgji-Republika Çeke, Turqi-Portugali, Belgjikë-Rumani

Ditën e sotme janë parashikuar të luhen 3 ndeshje në kuadër të kampionatit europian.

Në orën 15:00 do të luhet Gjeorgji-Republika Çeke dhe në orën 18:00 Turqi-Portugali, të cilat janë pjesë e grupit F. Në orën 21:00 do të luhet sfida e grupit E, Belgjikë-Rumani.

Këto janë sfidat e fundit të ndeshjeve të dyta në grupe. Nga e diela nisin ndeshjet e treta të grupeve ku skuadrat e të njëjtit grup do të ndeshen në të njëjtin orar.

Ndeshjet do të transmetohen në Tv Klan dhe Klan Plus.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu