Saturday, October 12, 2024

Europiani “Gjermani” 2024, UEFA vendos që shitja e biletave të nis më 4 dhjetor

Lexo

Dy ditë pas shortit të Hamburgut, ku skuadrat më të mirat të kontinetiti do të njohin rivalet e tyre në Europian, UEFA nis fazën e dytë të shitjes së biletave.

Ndryshe nga faza e parë, ku UEFA nxorri në shitje biletat “në errësirë”, pra tifozët prenotuan duke u bazuar mbi ditët e eventit dhe jo mbi kombëtaret e tyre të zemrës, në të dytën ndryshon sistemi.

Në fazën e dytë të shitjes do të përfshihen shoqatat dhe Federatat e përfaqësueseve pjesëmarrëse. Në këtë drejtim shitja do të jetë e orientuar dhe tifozët e kombëtareve respektive do të kenë mundësi të blejnë biletat për ekipet e tyre të zemrës.

Sa u përket tifozëve, të cilët kanë blerë biletat “në errësirë” gjatë fazës së parë, UEFA ka bërë me dije se në muajin prill u jep mundësi që t’i shkëmbëjnë me njëri-tjetrin me qëllim që të asistojnë në ndeshjet, të cilat u interesojnë .

Ndërsa një tjetër “valë” shitjesh do të bëhet edhe më 4 qershor të 2024-ës ku do të vendosen në dispozicion biletat për kombëtaret, të cilat do të kualifikohen në Europian nëpërmjet fazës play-off.

Çmimet në kategorinë “Tifozët vijnë të parët”: faza e grupeve 30 euro, për ndeshjen hapëse është 50, 1/16 50 euro, çerekfinalet 60 euro, gjysmëfinalet 80 euro, finalja 95 euro.

Çmimet në “Kategorinë e 3-të”: faza e grupeve 60 euro, për ndeshjen hapëse 195 euro, 1/16 85 euro, çerekfinalet 100 euro, gjysmëfinalet 195 euro, finalja 300 euro.

Çmimet në “Kategorinë 2”: faza e grupeve 150 euro, për ndeshjen e hapëse 400 euro, 1/16 175 euro, çerekfinalet 200 euro, gjysmëfinalet 400 euro, finalja 600 euro.

Çmimet në “Kategorinë 1”: faza e grupeve 200 euro, për ndeshjen e parë 600 euro, 1/16 250 euro, çerekfinalet 300 euro, gjysmëfinalet 600 euro, finalja 1000 euro.

Çmimet në “Kategorinë 1 – Premium”: faza e grupeve 400 euro, për ndeshjen e parë 900 euro, 1/16 500 euro, çerekfinalet 700 euro, gjysmëfinalet 900 euro, finalja 1000 euro.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img