Friday, September 20, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Zelensky: Fitorja në Euro2024, njësoj si në luftë

Lexo

“Secili prej nesh lufton për liri, jetë, dhe për perceptimin e saktë të Ukrainës në botë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar ekipin kombëtar për fitoren kundër Sllovakisë në Kampionatin Evropian.

Ai e ka krahasuar fitoren në fushën e blertë të kombëtares së Ukrainës me përpjekjet e vendit në luftë kundër Rusisë.

“Ne i besojmë njëri-tjetrit! E mbështesim njëri-tjetrin! Luftojmë për njëri-tjetrin! Kjo duhet të na bashkojë secilin prej nesh. Dhe, tani secili prej nesh duhet të luftojë, për liri, jetë, dhe për perceptimin e saktë të Ukrainës në botë. Pikërisht këtë po e bën sot ekipi kombëtar i Ukrainës. Vazhdoni kështu, djem!”, tha Zelensky.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img