Pa një pjese të parë, Kroaci-Itali, e mbyllur më shifra të barabarta 0-0, në një ndeshje pothuajse e ekuilibruar, me italianët që u afruan më shumë me golin, por u përballën me një Livakovic në formë, në pjesën e dytë, ka penallti për kroatët.
Minuta e 54-të. Prekje e topit me dorë në zonë nga Frattesi: Donnarumma i pret penalltinë Modric! Papritmas loja ndizet. Pas një prekjeje me dorë në zonë nga Frattesi, arbitri tërhiqet nga VAR-i dhe pas rishikimit të pamjeve jep penalltinë. Modric shkon për të goditur, por Donnarumma bën një pritje të shkëlqyer, zhytet në të majtë dhe e bllokon. Por, nuk vonon, dhe menjëherë vjen goli i avantazhit për Kroacinë. Minuta e 55-të, gabim i rëndë në mbrojtje nga Italia, që i mundëson Modric të korrigjohet menjëherë pas gabimit nga pika e bardhë. Përballë Donnarumma-s, këtë herë numri dhjetë kroat nuk gabon. Kroaci-Itali 1-0